Zhvillim
Po vazhdon kriza e refugjatëve
Ministria e Brendshme kroate njoftoi se deri tash në vendin e tyre kanë hyrë 2500 refugjatë.
Këta janë në Tovarnik, në pritje për t’u transportuar në vende të tjera, ku ata mund të vazhdojnë rrugën e tyre në Evropën Perëndimore.
Ndërkohë nga Kroacia disa qindra refugjatë mbërritën me autobusë në vendkalimin kufitar me Hungarinë, Bermend.
Atje u priten nga policia dhe ushtria. Sot Hungaria ka vendosur plotësisht tela me gjemba në kufi me Kroacinë dhe ka paralajmëruar një bllokadë të mundshme të Zagrebit zyrtar për t’u bashkuar me zonën Shengen.
Ministri i Brendshëm austriak, Johanna Mycle-Leitner, sërish deklaroi se vendi i tij do të fillojë kthimin e refugjatëve në Kroaci dhe Slloveni.
Republika Çeke dhe Sllovakia kanë njoftuar se në qoftë se javën e ardhshme Bashkimi Evropian vendos kuota të detyrueshme për ndarjen e 120.000 mijë refugjatëve, do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Evropiane në Strasburg.
Rojat bregdetare greke në ishullin e Lesbos nxorën nga deti 13 emigrantët që arritën me anije nga Turqia dhe janë ende në kërkim për udhëtarët e zhdukur.
Dje u gjet trupi i mbytur i një vajze 5-vjeçare nga Siria në brigjet e Detit Egje, në perëndim të Turqisë, vetëm disa javë pasi bota është tronditur nga një fotografi e 3-vjeçarit Ajlan Kurdi.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik