E-Diaspora
Po udhëtonte me pasaportën e vëllait binjak, ndalohet shqiptari 21 vjeçar
Një krahasim i gjurmëve të gishtërinjve me sistemet e kërkimit policor zbuloi si të dhënat e sakta personale të 21 vjeçarit, ashtu dhe arsyen e mundshme të mashtrimit të tij në tentativë
Shqiptari 21vjeçar po udhëtonte me pasaportën e vëllait të tij binjak, kur zyrtarët e policisë po bënin kontrollimin e automjeteve në autostradën A8, shkruan pnp.de Bëhet fjalë për kontrollimin e realizuar të dielën në mëngjes në kufirin me Austrinë, afër Schwarzbach-ut.
I riu, i cili po udhëtonte me autobus për në Gjermani, u tregoi hetuesve një pasaportë të vlefshme shqiptare, transmeton albinfo.ch. Pasi që policët i hodhën një vështrim më nga afër fotografisë së pasaportës, u zbulua mashtrimi që kishte provuar ta bënte ai, thuhet në raportin e policisë.
Një krahasim i gjurmëve të gishtërinjve me sistemet e kërkimit policor zbuloi si të dhënat e sakta personale të 21 vjeçarit, ashtu dhe arsyen e mundshme të mashtrimit të tij në tentativë, përcjell albinfo.ch. U mor vesh se ndaj tij ishte shqiptuar tashmë një ndalim hyrjeje në Gjermani.
Policia Federale në Freilassing i bëri kallëzim penal të riut shqiptar për abuzimin me dokumentet e identifikimit që kishte bërë dhe për tentimin për hyrje të paautorizuar në Gjermani. Kështu, ajo e ktheu atë përsëri në Austri, po atë mbrëmje.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës