Bota

Po rimëkëmbet tregu i punës në Evropë, 17.3 milionë të papunë

Shkalla e papunësisë në Eurozonë raportohet për 10.8 për qind, niveli më i ulët në katër vjetët e fundit.

Papunësia në Eurozonë ka shënuar rënie në shtator në nivelin më të ulët për më shumë se tre vjet e gjysmë. Në 19 vendet me valutën e përbashkët, shkalla prej  10.9 për qind sa ishte në gusht, ra në 10.8 për qind në muajin shtator. Numri i njerëzve të papunë ka shënuar rënie nga muaji i kaluar për 131 mijë, në 17.3 milionë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të papunëve ra me rreth 1.2 milionë njerëz.

Gjendje e njëjtë mbetet në Greqi. Papunësia e të rinjve atje, sipas shifrave të fundit, ka mbërritur në 48.6 për qind. Megjithatë, shifrat greke i referohen muajit korrik, sepse autoritetet lokale nuk kanë ofruar shifra të reja të papunësisë.

Zhvillimi më pozitiv brenda një viti është regjistruar kohët e fundit në Spanjë. Atje shkalla e papunësisë ra nga 24.0 për qind sa ishte në shtator 2014  në 21.6 për qind në shtatorin  2015.

Lider me normën më të ulët të papunësisë në vendet e BE-së është përsëri Gjermania, me 4.5 për qind.