Shkurt.ch

Po kampeve të integrimit për azilkërkuesit problematikë!

Qeveria e Kantonit Argau do të shqyrtojë mundësinë e ngritjes së kampeve të internimit për azilkërkuesit kriminelë dhe të papërmirësueshëm. Parlamenti i këtij kantoni e ka miratuar sot një postulat me këtë temë, të ngritur nga SVP.

Me këtë postulat kjo parti kërkon që sa më shpejtë që të jetë e mundur të hapet një kamp i mbyllur për azilkërkuesit kriminelë dhe ata problematikë. Në një kamp të tillë ata do të mbaheshin të “internuar” deri në përfundim të procedurës së azilit.

Fillimisht, qeveria e kantonit e kishte hedhur poshtë postulatin, kryesisht për shkak të shpenzimeve të mëdha që kërkon realizimi praktik i tij.