Integrimi
Po çalon kthimi i kosovarëve nga kampet hungareze
Nga janari i këtij viti në Hungari, azil kanë kërkuar më se 5 mijë kosovarë, e që të gjithëve u është refuzuar kërkesa, ndërkaq atje mbesin edhe rreth 300 prej tyre
Vetëm rreth 100 kosovarë që strehoheshin në kampet hungareze, nga disa qindra sa janë gjithsej, kanë mundur të kthehen ditë më parë në Kosovë. 110 të tjerë janë ktyher gjatë korrikut.
Ndërkaq, siç transmeton KTV, edhe shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e ndalimit në Hungari. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami, ka deklaruar se brenda këtij viti, pritet të kthehen edhe shumë të tjerë, por jo të gjithë. Sipas tij, kthimi i tyre po bëhet përmes IOM-it. Ai ka thënë gjithashtu se medializimi i çështjes së emigrantëve, ka bërë që të vetëdijesohen qytetarët për të mos migruar në vende të tjera.
Behrami ka thënë më tutje se ka rënë dukshëm numri i atyre që largohen nga Kosova. Ndërkohë, nga janari i këtij viti në Hungari, azil kanë kërkuar më se 5 mijë kosovarë, e që të gjithëve u është refuzuar kërkesa, ndërkaq atje mbesin edhe rreth 300 prej tyre. Në Francë, ndërkaq, ilegalisht kanë shkuar më shumë se 2 mijë qytetarë të Kosovës, përfundon KTV.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër