Shqipëria
Po bëhen përgatitjet e fundit për “Air Albania”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka konsideruar momente mbresëlënëse përgatitjet e fundit të “AIR ALBANIA”, kompanisë kombëtare të fluturimit në Shqipëri, përpara nisjes së fluturimeve.
Ai në një postim në Facebook ka publikuar një video, ku shihen duke u kryer punimet që janë në fazën e fundit. “MIRËMËNGJES dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Rama ka theksuar se kompania e parë e fluturimit “AIR ALBANIA” tashmë është një realitet dhe një premtim i mbajtur i qeverisë së tij. “Kompania e parë ajrore shqiptare “AIR ALBANIA” po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk “Turkish Airlines”, për plotësimin e të gjitha standardeve të sigurisë dhe do të fillojë shumë shpejt fluturimin drejt destinacioneve të ndryshme”, ka shtuar Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/468407003642907/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’