Opinione
NZZ: Po afrohet ora e udhëheqësit të opozitës
Sipas perspektivës së Kurtit, qeveria e korruptuar kosovare ka lejuar të tërhiqet për hundësh nga BE-ja dhe qeveria e Beogradit
Menjëherë pas lirimit të Albin Kurtit nga burgu policor në natën e së martës, udhëheqësi i opozitës doli i zbehur dhe i vendosur para përkrahësve, të cilët më parë ishin rebeluar në favor të tij. „Ne do të luftojmë deri në fund. S’do të ketë Bashkësi të Komunave Serbe“, thirri udhëheqësi i partisë më të madhe të opozitës „Vetëvendosje“. Se Kurti është i vendosur që qëllimin e tij ta arrijë edhe me mjete jodemokratike e dëshmoi edhe javën e kaluar: në parlament ai ndezi krejt i qetë një granatë lotsjellëse dhe detyroi kështu ndërprerjen e mbledhjes.
„Oktapodi i vogël“ Serbia
Qëllimi këtij aksioni është bllokada e parlamentit. Me këtë Kurti dëshiron të pengojë riorganizimin politik të komunave serbe në Kosovë. Është fjala këtu për zemrën e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, që do të duhej t’i fuste në rrugë normale marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Bashkësia e Komunave është një trup i drejtësisë kosovare, që do të funksionojë në mënyrë autonome si në planifikimin hapësinor, zhvillimin ekonomik, edukim dhe shëndetësi. Bashkësia e Komunave do të financohet nga buxheti i saj dhe nga buxheti i Kosovës, por edhe nga shteti i Serbisë. Është posaçërisht droja nga ndikimi i Beogradit ajo që e nxit opozitën kundër Bashkësisë së Komunave. Beogradi, ç’është e vërteta, kishte gjithmonë ndikim: Veriu i Kosovës ishte deri para pak kohësh kryesisht nën ndikimin e Beogradit. Se ky ndikim do të legalizohet në një formë tjetër indinjon shumë kosovarë.
Sipas perspektivës së Kurtit, qeveria e korruptuar kosovare ka lejuar të tërhiqet për hundësh nga BE-ja dhe qeveria e Beogradit. Meqë politikanët si Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, janë të shantazhueshëm, ata kanë bërë dilin fatal. Të shantazhueshëm, sepse „ndërkombëtarët“, do me thënë mbrojtësit perëndimorë të shtetit të ri, kanë dëshmi mbi metodat e tyre të qeverisjes korruptive. Por, pse e përkrah Brukseli Serbinë? Kurti shërbehet me metaforë: „BE-ja e ushqen oktapodin e vogël Serbinë për ta mbajtur larg oktapodit të madh Rusisë. Por tentakulat e oktapodit të vogël futen shumë thellë në Kosovën tonë“. Marrëveshja e normalizimit ishte negociuar nga Thaçi dhe nga kryeministri serb, Vucic, nën ndërmjetësimin e BE-së. Negociatat u zhvilluan pa pjesëmmarjen e parlamenteve.
Opinioni u informua vetëm sipërfaqësisht mbi diskutimet prapa dyerve të mbyllura. Edhe në mesin e serbëve të Kosovës kishte opozicionim mdaj marrëveshjes. Ata kundërshtonin parimisht integrimin e serbëve në sistemin e Kosovës. Por Beogradi bëri proces të shkurtë, theu rezistencën dhe vendosi koka të reja në krye. Në Serbi janë pajtuar me marrëveshjen. Për Kosovën në lojë është diç më shumë. Partia e Kurtit druan se me autonominë e pjesshme të serbëve në Kosovë do të vijë deri tek fragmentizimi i tregjeve dhe i të hyrave shtetërore. Edhe zërat e arsyeshëm, si të publicistit Veton Surroi, druajnë se me këtë qeverisja e vendit në të ardhmen do të vështirësohet edhe më. Propozime alternative se si të pengohet majorizimi i serbëve nuk ka.
Protesta në vend se shpërngulje
Ç’është e vërteta, arsyet e përkrahjes së gjerë të Kurtit janë më të thella sesa kundërshtimi i integrimit të serbëve etnikë. Kosova shtatë vite pas shpalljes së pavarësisë është një vend i pikëlluar: papunësi, izolim, për shkak të murit të vizave, dhe mbërthim qe mëse një decenie e gjysmë nga e njëjta klasë politike. Një përgjigje ndaj mungesës së perspektivës ishte ekzodi masiv drejt Evropës Perëndimore në dimrin e fundit. Albin Kurti propozon një alternativë: protestën. Në këtë ai shërbehet me besimin ndaj tij. Katërdhjetëvjeçari nuk ishte asnjëherë pjesë e establishmentit dhe gjithashtu as i « kundërelitës » së organizatave joqeveritare të financuara nga ndërkombëtarët. Askush s’mund ta akuzojë atë për korrupcion dhe me akuza e shqiptuar me qejf mdaj opozitarëve për « tradhti» has në nacionalizmin e tij.
Karizmatik dhe i aftë retorikisht, Kurti gëzon një lloj statusi prej martiri. Gjatë luftës në Kosovë ai u arrestua nga serbët dhe u lirua tek pas dy viteve e gjysmë. Ideologjia e partisë së tij « Vetëvendosje » orientohet në lëvizjet antikolonialiste të botës së tretë. Ajo është njëkohësisht nacionaliste dhe antikapitaliste. Në një ambient, ku një klikë e pasuruar shpejt ka në dorë privatizimin dhe ndarjen e tregjeve dhe ku disa ambasadorë perëndimorë sillen si prokonsujt romakë, propaganda e Kurtit has në përkrahje të gjerë. Ai e di këtë dhe citon Gandhi-n : « Së pari të injorojnë, pastaj të përqeshin, pastaj të luftojnë – dhe pastaj fiton».
NZZ
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?