Lajme
Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten

Një masë e madhe pluhuri nga shkretëtira e Saharasë pritet të mbulojë Zvicrën të premten. Erërat e forta nga jugu po e sjellin pluhurin, pasi ai tashmë ka kaluar mbi Spanjë dhe Francë. Ekspertët thonë se ky do të jetë episodi më i fortë i vitit deri tani, përcjell albinfo.ch.
Sipas Meteonews, pluhuri po udhëton falë një rryme të fuqishme që është krijuar mes presionit të lartë në Evropën Lindore dhe një depresioni në Atlantik. Të enjten në mbrëmje pritet të ndihen përqendrimet e para të pluhurit, por kulmi i tij do të jetë të premten në mbrëmje.
Qielli do të bëhet i verdhë dhe mund të bjerë “shiu i gjakut”
Këto fenomene ndodhin disa herë në vit. Ajri bëhet i turbullt dhe merr ngjyrë të verdhë ose të kafenjtë. Kur bie shi, krijohet ajo që quhet “shiu i gjakut”, pasi pika të kuqërremta apo kafe bien mbi makina, trotuare dhe borë. Ky pluhur, i përbërë kryesisht nga kuarci, nuk është shumë i rrezikshëm për shëndetin, ndryshe nga grimcat e ndotjes së trafikut.
Pluhuri ka edhe anë pozitive
Pluhuri i Saharasë nuk është vetëm problem. Ai përmban substanca natyrale si kuarc, argjilë dhe lëndë organike që ndihmojnë në fertilizimin e tokës. Madje, një pjesë e këtij pluhuri mbërrin çdo vit deri në pyjet e Amazonës dhe ndihmon bimësinë atje.
Gjithashtu, retë e pluhurit veprojnë si një filtër që pengon ngrohjen e deteve dhe frenon formimin e uraganeve.
E-Diaspora
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të madhe: Jam shqiptar, erdha kur isha 5...
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan
Jeta në Zvicër
-
Nga energjia elektrike deri tek pagat: Si do të ndryshonin jetën e përditshme në Zvicër marrëveshjet e reja me Evropën Në dhjetor të 2024-së, Këshilli Federal dhe Komisioni Evropian ranë dakord për kornizën për marrëdhëniet e...
-
Ministri zviceran, i shqetësuar për më shumë kontrolle në zonën Shengen
-
Cili është regjistri famëkeq i shmangies së tarifave në Zvicër dhe si funksionon ai?
-
Zviceranët frëngjishtfolës duan të shpërngulen në Francë
-
Zvicra me plane të reja për ndërtimin e spitaleve në rast lufte