Uncategorized

‘Plisat’ rikthehen në stadiume, Tifozët ‘Kuq e Zi’, jo

“Plisat” e Prishtinës u kanë konfirmuar se do të vazhdojnë të mbështetin kombëtaren kuqezi, kurse më të prerë kanë qenë Tifozët ‘Kuq e Zi’ që nuk ndryshojnë nga qëndrimet e tyre

Vazhdon debati ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tifozëve, pasi këta të fundit kanë bojkotuar Kombëtaren shqiptare, kur luan si vendas, shkruan albinfo.ch.

 

Fillimisht, FSHF-ja ka pasur takim me ‘Plisat’ në Prishtinë. “Plisat” e Prishtinës u kanë konfirmuar se do të vazhdojnë të mbështetin kombëtaren kuqezi, siç kanë bërë rregullisht në vitet e fundit, edhe pse në ndeshjen ndaj Izraelit ata u larguan nga stadiumi pas pakënaqësive ndaj policisë.

 

Grupimi ka përfituar nga rasti për të marrë garanci nga FSHF-ja se do të kishte një sasi të caktuar biletash për ta në çdo ndeshje që do të luante përfaqësuesja shqiptare e futbollit, gjë që nuk ka ndodhur rregullisht në të kaluarën.

 

Ndërkaq, shumë më i prerë ka qenë grupimi më i madh tifozëve të kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”. FSHF ka kontaktuar në Prishtinë me disa nga drejtuesit kosovarë të këtij grupimi. Por ashtu si personat e kontaktit të “TKZ” në Tiranë, edhe ata i kanë konfirmuar zyrtarëve të FSHF-së se nuk do të ktheheshin në stadium në ndeshjet në Shqipëri. Kjo u konfirmua nëpërmjet një njoftimi në faqen e ‘Facebook’ të këtij grupimi.