Lajme
„Plisat” nga Zvicra bëjnë me shtëpi të re një familje skamnore në Gjilan
Klubi i motoristëve nga Zvicra “Plisat” me solidaritetin e tyre kanë bërë që një familje skamnore në Gjilan të bëhet me shtëpi të re.
Përfaqësues të këtij klubi kanë udhëtuar nga Zvicra në Gjilan për të marrë pjesë në përurimin e shtëpisë së familjes së Shukri Rahimit nga fshati Verbicë e Zhegocit.
Atyre u është ndërtuar shtëpia me çelësa në dorë me donacion të klubit të motoristëve nga Zvicra “Plisat”.
Në përurimin e shtëpisë kanë marrë pjesë zyrtarë komunalë të Gjilanit, si dhe përfaqësues të klubit të motoristëve “Plisat”, kryetari Bekim Dalipi edhe katër anëtarë të tjerë: Imira, Flori, Bashi dhe Dino.
“Bashkëkombësit tanë nga Zvicra dhe e mbarë bota kanë shprehur dëshirën e madhe që të ndihmohen familjet skamnore në Gjilan, duke iu falënderuar iniciativës së kryetarit Haziri, i cili organizoi vitin e kaluar mbrëmjen gala dhe ndau 100 mijë euro për familjet në nevojë. Me këtë rast dua ta falënderoj përzemërsisht klubin e motoristëve “Plisat” nga Zvicra për donacionin. Shpresoj që nuk do të jetë shtëpia e fundit dhe apeloj me këtë rast edhe te të tjerët që të vazhdojnë të jenë solidarë me familjet skamnore”, ka thënë me këtë rast kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi.
Edhe numri një i Gjilanit ka falënderuar plisat: „I falënderoj pafund “Plisat” që me solidaritetin e tyre bënë që kjo familje të jetojë dinjitetshëm”, tha Haziri.
Bekim Dalipi, përfaqësues i klubit të motoristëve “Plisat”, u shpreh i lumtur që kanë arritur ta bëjnë një familje me kulm mbi kokë, duke iu siguruar kushte shumë të mira për banim.
“Siç po e shihni, e ndërtuam këtë shtëpi me çelësa në dorë për këtë familje. Ka qenë dëshirë jona që ta përzgjedhim një familje që jeton në një zonë rurale dhe Komuna e Gjilanit na e ka mundësuar këtë. Ne nuk do të ndalemi edhe në të ardhmen që t’u dalim në ndihmë njerëzve”, ka thënë Dalipi.
Pronari i shtëpisë, Shukri Rahimi, i ka falënderuar donatorët, ndërkaq është shprehur se kjo është dita më e lumtur e jetës së tij, meqë ka hyrë në shtëpi të re.
Kjo është shtëpia e 17-të që Komuna e Gjilanit dhe donatorët e kanë ndërtuar për familjet skamnore, pas aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”, ndërkaq edhe disa të tjera kanë paralajmëruar autoritetet komunale se do të ndërtohen brenda vitit.
Kryetari i Gjilanit, Litfi Haziri, në një postim në Facebook ka apeluar te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të ndihmojnë familjet skamnore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Jeta në Zvicër
-
Léman Express tani 24/7 Orari i ri i trenave 2025 është tani në fuqi – dhe ka disa ndryshime të...
-
Zvicër: Rihapet teleferiku më i pjerrët në botë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet faza e parë për sigurimin e një bilete për Eurovizion
-
Këshilli Federal kundërshton nismën për taksimin e të pasurve në trashëgiminë e tyre