Botë
Plazhi ku s’lejohet muzika me zë të lartë, gjoba 36 mijë euro
Pushuesit e plazhit në Portugali janë paralajmëruar se mund të përballen me gjoba deri në 36,000 euro nëse lëshojnë muzikë me zë të lartë.
Altoparlantët portativë, përmes së cilëve shpërthejnë meloditë me volum të lartë që shqetësojnë vendasit dhe turistët, janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar Detar i vendit (AMN).
Kufizimet e reja u konfirmuan pikërisht kur sezoni i pikut të turizmit do të nisë në destinacionet më të njohura të plazheve të Portugalisë.
E shpallur muajin e kaluar nga AMN, rregullorja ndalon “përdorimin e pajisjeve të zërit dhe aktiviteteve që gjenerojnë zhurmë, të cilat, sipas kushteve të ligjit, mund të shkaktojnë shqetësim”.
Ndërsa nuk është e qartë se çfarë vëllimi, nëse ka, klasifikohet zyrtarisht si shqetësim, plazhistët mund të bëjnë ankesa për zhurmën në Policinë Detare lokale përgjegjëse për plazhin në të cilin ndodhen, transmeton telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Gjobat mund të jenë diku ndërmjet 200 dhe 4,000 € për individët dhe midis 2,000 dhe 36,000 € për grupet.
“Pajisja” – si një altoparlant – gjithashtu mund të konfiskohet.
Kjo nuk është hera e parë që “sjellja antisociale” rregullohet në plazhet e Evropës.
Verën e kaluar, Barcelona në Spanjë ndaloi cigaret në brigjet e saj për të mbrojtur plazhistët nga “tymi i dorës së dytë” dhe cigaret e hedhura.
Nga Portugalia në Kroaci, rregulla dhe kufizime po futen për t’i bërë destinacionet turistike të njohura më të përshtatshme për vendasit.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve