Shqipëria
Plazhet shqiptare promovohen edhe në Kinë
Jehona e bukurisë së plazheve shqiptare ka mbërritur në Kinë, ku një nga mediat më të njohura me bazë Hong Kong, BNN Breaking, ka shkruar për Shqipërinë dhe bumin turistik të saj.
Kujtojmë se Kina është bërë një nga forcat lëvizëse në industrinë globale të turizmit jashtë vendit. Sipas Statista, në vitin 2019 numri i turistëve dalës nga Kina arriti në afro 155 milionë, pothuajse trefishi i vitit 2010.
Megjithatë, numri i turistëve dalës nga Kina ra në rreth 20.3 milionë në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pati një rritje në vitin 2021. Pasi u anuluan të gjitha kufizimet kufitare në Kinë, më shumë se 40 milionë udhëtarë kinezë shkuan jashtë vendit në gjashtë muajt e parë të 2023-ës.
“Eksploroni ndikimin e bumit turistik të Shqipërisë dhe tërheqjen e saj në rritje globale” bëjnë thirrje editorët e BNN Breaking, të cilët nënvizojnë se hyrjet turistikë në vendin e vogël ballkanik ka pasur një rritje prej 30% vitin që lamë pas”, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
“Këtë vit, vendi i shqiponjave ka parë një fluks të paprecedentë vizitorësh, gati gjysmë milioni, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në narrativën turistike të vendit. Kjo rritje prej 30% nga një vit më parë nuk është thjesht një numër; është një dëshmi që Shqipëria bëhet një strehë në rritje për turistët që kërkojnë aventura përtej destinacioneve të zakonshme. Me shumicën që vjen nga Evropa, e ndjekur nga një numër i dukshëm nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, joshja e Shqipërisë si destinacion gjatë gjithë vitit është e pamohueshme”, thuhet në artikull.
Më tej, në shkrim theksohet se në kontekstin e një turizmi global, Evropa kryeson.
“Nga afro 475,000 vizitorët, pjesa e luanit e ka origjinën nga Evropa, duke pikturuar një pamje të Shqipërisë si një vend i preferuar, i zbuluar rishtazi në skenën e udhëtimeve të kontinentit. Rritja e turistëve nga Amerika me 20% dhe një rritje mbresëlënëse prej 40% nga Azia Lindore dhe Paqësori, nënvizon një magjepsje në rritje globale me historinë e pasur të Shqipërisë, peizazhet befasuese dhe mikpritjen e ngrohtë. Kjo rritje nuk ka të bëjë vetëm me pushimet, të cilat përbëjnë 94% të vizitave, por gjithashtu thekson një rritje të pasagjerëve transit dhe atyre që udhëtojnë për qëllime shëndetësore apo biznesi”, thuhet më tej në artikull.
Në vijim të artikullit, Shqipëria paraqitet në lexuesit aziatikë si ‘Një destinacion gjatë gjithë vitit’.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve