Shqipëria
Plazhet më të lira dhe ato më të shtrenjta, ja si variojnë çmimet aktualisht në Shqipëri
Për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri, një nga detajet është çmimi i shezlongëve.
Këtë sezon, për të bërë plazh në Shqipëri çmimet variojnë nga 300 lekë, deri në 300 euro që është çmim për persona që zgjedhin të frekuentojnë turzimin elitar në Ksamil.
Në zonën e Lungomares në Vlorë, çmimet variojnë nga 700-800-1200 lekë dhe në zona më ekskluzive duke ecur përgjatë Radhimës arrijnë 2500 lekë, teksa duhet theksuar se gjatë fundjavës ka rritje.
Edhe në Velipojë çmimet duket se janë më të larta. Vetëm në rreshtat e fundit mund të gjejmë shezlongë me 500 lekë, ndërsa ka edhe nga ata që shkojnë 2000-2500 lekë. Ndërsa çmimet më të kripura duket se edhe këtë verë mund t’i gjejmë në Sarandë.
Qyteti është më i lirë se Ksamili, ku në plazhet më minimaliste shezlongët fillojnë me 1000 lekë deri në 5000, ndërsa Ksamili fillon me 1500 në plazhet familjare dhe që janë më minimalist, ndërsa në të tjerat shkon 2000-3000, por kemi edhe turizmin elitar që nis nga 50 euro, 100-200-300 euro.
Borshi, Buneci, Lukova vazhdojnë të kenë çmime ekonomike dhe çadrat shkojnë 1000-1500 lekë.
Ndërkohë plazhi më i lirë mbetet ai i Semanit, ku çmimet variojnë nga 300 lekë deri në 500 lekë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës