Kosova
Inxhinierja Mira Murati dhe kontributi i saj në platformën ChatGP
Mira Murati është drejtoreshë teknologe e klasit botëror që udhëheq Departamentin e teknologjisë në OpenAI
Pa dyshim se talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë, siç është fusha e teknologjisë, që duket se s’ka të ndalur në botën moderne. E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa Mira Murtati, krijuesja e ChatGPT, me ambicie të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Ajo bëri shumë “zhurmë” në botë për arritjet e saj dhe e gjitha kjo duket vetëm fillimi për të.
Mira Murati është drejtoreshë teknologe e klasit botëror që udhëheq Departamentin e teknologjisë në OpenAI që po bën xhiron e botës në internet me potencialin e frikshëm që pritet t’i ofrojë njerëzimit inteligjenca artificiale.
Raportohet se njëqind milionë njerëz e përdorin ChatGPT në baza javore, njoftoi CEO i kompanisë së OpenAI, Sam Altman në konferencën e tij të parë të zhvilluesve të hënën.
Thuhet se OpenAI ndau edhe një sërë veçorish të reja, duke përfshirë një platformë për ndërtimin e versioneve të personalizuara të ChatGPT-s për të ndihmuar me detyra specifike dhe GPT-4 Turbo, një model i ri që ka njohuri për ngjarjet botërore deri në prill të vitit 2023 dhe që mund të përshtatet ekuivalenti i mbi 300 faqeve tekst në një kërkesë të vetme.
Ndërkohë Chatboti ChatGPT u lansua një vit më parë dhe që atëherë ka fituar popullaritet të madh, duke arritur 100 milionë përdorues aktivë për vetëm dy muaj.
Përveç kësaj, shumë kompani të mëdha teknologjike, sikurse Meta dhe Google, filluan të punonin për lansimin e modeleve të ngjashme.
Së fundmi, edhe Elon Musk ka lansuar një chatbot me AI, të cilin e ka quajtur Grok.
ChatGPT u krijua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare, Mira Murati.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV