Lajme

Platforma kineze online me kosto të ulët Temu po fiton vrull në Zvicër

Shitësit me pakicë, zviceranë, parashtrojnë ankesë kundër Temu

Rezistenca kundër platformës kineze online me kosto të ulët Temu po fiton vrull në Zvicër, përcjell albinfo.ch

Federata Zvicerane e Shitjeve me Pakicë ka paraqitur një ankesë kundër degës zvicerane të tregut online pranë Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), duke e akuzuar atë për praktika të padrejta biznesi.

“Ka dyshime të konsiderueshme për reklama të paligjshme me zbritje në përqindje dhe çmime të skalitura, si dhe informacione mashtruese për disponueshmërinë e artikujve me zbritje”, tha drejtori i shoqatës, Dagmar Jenni.