Lajme
Planifikohet rihapje e mëtejshme e ekonomisë në Gjermani
Gjermania tashmë i ka hequr disa kufizime të vogla, pasi i ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus.
Është bërë e ditur se Gjermania pritet të shpallë plane të mëtejshme për rihapjen e ekonomisë së mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Së fundmi, një konferencë telefonike, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve pritet të vendosin për heqjen e shumë masave kufizuese në javët e ardhshme.
Thuhet se plani do t’iu lejojë landeve të vendosin vetë për hapjen graduale të universiteteve, restoranteve, hoteleve, studiove kozmetike, teatrove, kinemave dhe palestrave.
Gjermania tashmë i ka hequr disa kufizime të vogla, pasi i ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus.
Por, Merkel ka paralajmëruar se çdo rritje e infeksioneve mund ta detyrojë qeverinë t’i rivendosë masat kufizuese.
Të martën, kreu i Institutit Robert Robert – agjenci shtetërore e Qeverisë gjermane – u tha gazetarëve në Berlin se vala e dytë e koronavirusit do të vijë “me shumë siguri” dhe se shumë ekspertë të shëndetit presin edhe valë të tretë.
“Kjo është pandemi. Dhe, në një pandemi, virusi do të shkaktojë sëmundje derisa të infektohet 60 deri në 70 për qind e popullsisë”, tha Lothar Wieler.
Gjermania ka mbi 167,000 të infektuar me koronavirus dhe më pak se 7,000 viktima.
Në Evropë, ku janë regjistruar mbi 140,000 viktima nga koronavirusi, gjithnjë e më shumë vende janë duke i lehtësuar masat e izolimit, por duke zbatuar distancimin fizik dhe standardet sanitare.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën