Kosova
Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë, “bombë” në Ballkan
Këto ditë është bërë temë në tërë Evropën një dokument slloven për ndryshimin e kufijve të Ballkanit që po lëviz diplomacinë europiane vetëm pak muaj para marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania, përcjell albinfo.ch.
Në një artikull, gazeta greke “TaNea” në një shkrim të saj thotë se askush nuk ka nevojë që të jetë ekspert në historinë e Ballkanit për të kuptuar se ekzistojnë një numër konfliktesh etnike të pazgjidhura që nuk lejojnë që shtetet dhe popujt të “qetësohen” dhe të përpiqen të ecin përpara, duke lënë pas të kaluarën e përgjakshme.
“Ideja për rishikimin e kufijve në Ballkan ka rihapur një debat të gjerë në rajonin problematik, por jo vetëm, pasi shqetësimi ka shkuar deri në Bruksel, të paktën tashmë në sipërfaqe. Mediat greke e cilësojnë idenë e ndryshimit të kufijve në rajon si “bombë”.
Po ashtu në këtë gazetë shkruhet se herë pas here vatra që nuk kanë ndalur së ndezuri pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë kërcënon për një tragjedi të re dhe të djegë tërë rajonin. Herë në Kosovë, herë në Maqedoninë Veriore, herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, zhvillimet vijnë për të na kujtuar se asgjë nuk ka mbaruar.
Pa dyshim, kjo është diçka që jo vetëm populli, por edhe udhëheqësit e dinë dhe e kuptojnë si në Ballkan, ashtu edhe në BE”, shkruan “TaNea”.
Shumë shtete kanë reaguar fuqishëm kundër këtij plani, duke filluar nga Gjermania që është kategorike.
Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.
Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnjë e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.
Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.
Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.
“Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, por debati vazhdon.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve