Shkurt.ch
“Plani Maghreb” nxit kthimin vullnetar nga Zvicra
"Plani Maghreb", është një projekt pilot i zhvilluar nga Kantoni i Gjenevës, i cili si duket do të nxit shumë debate në Zvicër
Për të inkurajuar kthimin vullnetar të shtetasve nga Maghrebi, të cilët kanë shkelur ligjin disa herë në Zvicër, kantonet do ta kenë mundësinë e financimit të kthimit dhe trajnimit të tyre profesional në vendin e tyre.
Projekti i ashtuquajtur “Plani Maghreb”, është një projekt pilot i zhvilluar nga Kantoni i Gjenevës, i cili si duket do të nxit shumë debate në Zvicër.
Çdo ditë paraburgimi kushton 400 deri 450 franga, kurse ndihma për rehabilitimin profesional kushton maksimum 4000 franga, ka treguar për mediat zvicerane, të enjten, Isabel Rochat, këshilltare e shtetit të Gjenevës. Rochat theksoi se ky projekt tashmë është krijuar në Gjenevë.
Shtetasit e Maghrebit marrin 1000 franga kur ata hynë në aeroplan, me të cilin kthehen në vendlindje. Pas mbërritjes, këto para përdoren për trajnimin e tyre profesional, shpjegon Rochat, ministre kantonale, përgjegjëse për siguri.
“Nëse arrijnë të vulosin qëndrueshmërinë e projektit të tyre në një organizatë jo-qeveritare në vendin e tyre, këta persona marrin edhe 3000 franga”, tregon ajo .
Jo me paratë e taksapaguesve
Sipas Rochat, një numër i kthimeve tashmë është realizuar dhe shtetasit e Afrikës Veriore nuk janë kthyer më.
Do të mund të përfitojnë nga një mase e tillë vetëm autorët që përsërisin shkeljen e ligjit dhe që janë të pranishëm në Gjenevë vite me radhë, shpjegon këshilltarja e Shtetit.
“Ky hap është një masë e përkohshme në pritje të nënshkrimit të marrëveshjeve për ripranim nga shteti përkatës, dhe është i domosdoshëm për shkak të mbipopullimit të burgjeve të Gjenevës”, nënvizon Rochat.
Gjithashtu, ajo ka rikujtuar se krimi në rrugë është bërë i pa durueshëm për qytetarët e Gjenevës.
“Projekti financohet nga fondi i të ardhurave të policisë, dhe në asnjë mënyrë me takspagesat e qytetarëve”, ka bërë të ditur mënyrën e financimit, Rochat.
Projekti mund të zhvillohet edhe në kantone tjera. Këshilltarja Federale, Simonetta Sommaruga tashmë e ka miratuar projekti. Të enjten, drejtori i Entit federal për Migrim, Marion Gattiker, prezantoi projektin para drejtorëve kantonalë për drejtësi dhe polici.
Sipas Isabel Rochat, me këtë po synohet të ndërtohet një model që do të aplikohet edhe në kantone tjera të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës