Lajme

Plani i ri i Gjermanisë për mbrojtje nga Covid nga vjeshta deri në Pashkë

Ligji i ri që po hartohet do të hyjë në fuqi nga 1 tetori i këtij viti dhe zgjat deri më 7 prill 2023

Gjermania ka njoftuar për një draft ligjesh të reja për Covid që do të zgjasin deri në prill të vitit të ardhshëm.  Nga ky plan përjashtohen mbylljet e lokaleve dhe mbylljet e shkollave.

Sipas projektligjit të ri për Mbrojtjen nga Infeksioni, shtetet do të lejohen të vendosin rregulla të caktuara për të mbrojtur popullsinë kundër Covid.

Ndër planet janë që maskat të mbeten të detyrueshme në transportin në distanca të gjata dhe në spitale. Ato mund të bëhen të detyrueshme edhe në zona të tjera të brendshme, si restorantet, por zakonisht me përjashtime për ata që janë vaksinuar, shëruar ose testuar së fundmi, transmeton Albinfo.ch.

“Nëse numri i rasteve rritet ndjeshëm – maskat (mund të zbatohen gjithashtu) jashtë ku distancat nuk janë të mjaftueshme, dhe kufijtë e sipërm brenda”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, nga Social Demokratët, në një postim në Twitter, ku ai shfaqi planet, përcjell Albinfo.ch.

Sa kohë do të jetë në fuqi ligji?

Ligji aktual për Mbrojtjen nga Infeksioni përfundon më 23 shtator. Ligjet e reja, të cilat përbëjnë bazën ligjore për masat Covid-19 në Gjermani, do të zbatohen nga 1 tetori deri më 7 prill 2023.

Cilat janë planet?

Ka rregulla që do të zbatohen në gjithë Gjermaninë gjatë vjeshtës/dimrit dhe fillimit të pranverës, disa masa që shtetet mund të sjellin dhe opsioni për kufizime më të ashpra nëse situata përkeqësohet.

Masat mbrojtëse mbarëkombëtare nga 1 tetori 2022 deri më 7 prill 2023:

– Maska të detyrueshme FFP2 në aeroplanë dhe në transportin publik në distanca të gjata.

– Maska dhe testime të detyrueshme për akses në spitale dhe objekte të ngjashme, si dhe për punonjësit.

 

– Përjashtimet nga kërkesa për të dhënë dëshmi testimi parashikohen për personat e vaksinuar dhe të shëruar së fundmi, si dhe për personat që trajtohen në ambientet përkatëse ose ofruesit e shërbimeve.

– Përjashtimet nga kërkesa për maskë parashikohen për disa persona që marrin trajtim, për fëmijët nën gjashtë vjeç, për personat që nuk mund të mbajnë maskë për arsye mjekësore dhe për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.