Lajme

Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm

Banorët e Gjenevës po paralajmërohen se një program pesëvjeçar i punës për përhapjen e energjisë gjeotermale fillon vitin e ardhshëm.

Më shumë se 100 km tubacione do të vendosen në qendër të qytetit deri në vitin 2030. Tubat do të bartin ujë të ngrohtë nga sistemet e rikuperimit të nxehtësisë dhe do të furnizojnë 1700 ndërtesa me 80% të energjisë nga sistemet e karburanteve jo-fosile, transmeton albinfo.ch.

Por qyteti do t’i shfrytëzojë punimet edhe duke përmirësuar njëkohësisht sisteme të tjera, si sistemet e ujit të pijshëm, telekomit, sipërfaqet thithëse të zërit dhe më pas mbjelljen e pemëve të reja.

Kreu i kompanisë së shërbimeve, SIG, Robert Cramer, thotë se “është një plan djallëzor”.