Shkurt.ch
Plaka 75 vjeçe vret me thikë vogëlushin 7 vjeçar
Disa media zvicerane citojnë televizionin kosovar Klan Kosova, sipas të cilit fëmija i ndjerë është me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga Lipjani. Ende nuk ka konfirmim zyrtar të këtij njoftimi
Një lajm i rëndë ka tronditur sot qytetin e Bazelit dhe gjithë Zvicrën. Një djalë 7 jeçar është therur sot për vdekje në Bazel, rrugës duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Si vrasëse e dyshuar, sipas prokurorisë publike është një grua 75 vjeçare. Ajo e ka sulmuar vogëlushin, ka thënë vetë ajo. Siç bën të ditur prokuroria e Bazelit, ajo është arrestuar, transmeton albinfo.ch lajmin e dhënë nga mediet zvicerane.
Disa media zvicerane citojnë televizionin kosovar Klan Kosova, sipas të cilit fëmija i ndjerë është me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga Lipjani. Ende nuk ka konfirmim zyrtar të këtij njoftimi.
Ende nuk ka informacione lidhur me motivin që ka shtyrë zviceranen të vrasë vogëlushin dhe po ashtu nuk dihet nëse e moshuara e njihte viktimën.
Sipas informatave të deritashme që kanë dhënë hetursit, djaloshi ishte duke u kthyer nga shkolla rreth orës 12.30 kur papritur është therur duke ecur rrugës. Nxënësin e plagosur rëndë e ka gjetur në vendin e vrasjes një mësuese, e cila e ka alarmuar mjekun e urgjencës. Vogëlushi pastaj është operuar në por pas pak ka vdekur nga plagët e rënda që ka marrë.
Policia është ende në kërkim të dëshmitarëve të krimit të rëndë.
Tötungsdelikt in Basel BS – 7-jähriger Bub auf offener Strasse niedergestochenhttps://t.co/A95BN5Rw9c
— POLIZEI-SCHWEIZ.CH (@POLIZEI_SCHWEIZ) March 21, 2019
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert