Lajme
Pas plagosjes së Ficos, kërcënime edhe ndaj politikanëve evropianë
Një varg kërcënimesh ndaj zyrtarëve dhe gazetarëve sllovakë kanë pasuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico, kur një qytetar i pakënaqur qëlloi dje mbi politikanin. Kjo vetëm kaq. Kërcënimet kanë shkuar edhe përtej Sllovakisë, tek politikanët evropianë.
Kërcënime ka marrë edhe kryeministri polak, Donald Tusk.
“Sllovakët na dhanë një shembull se çfarë të bëjmë me Donald Tuskin nëse ai saboton aeroportin qendror”, është një nga kërcënimet me vdekje që i ka arritur kryeministrit polak.
Tusk ka publikuar mesazhin në rrjetin social X me komentin “dje kishte më shumë. Vizioni i Polonisë”, raporton reuters, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk është çështje vetëm e Sllovakisë. Tensionet nuk po rriten vetëm atje. Ne pamë sulme gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani. Nuk është vetëm problemi i Sllovakisë. Politikanët në Evropë duhet të mendojnë se si të shmangin situata të tilla”, tha presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë, Peter Pellegrini.
Kërcënime me vdekje kanë ardhur edhe për politikanët e koalicionit qeverisës sllovak, për shembull, presidenti i rajonit Njitra, Branislav Becik, kreu i listës së kandidatëve të partisë Zëri i Presidentit, Peter Pellegrini, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Plagosja e të parit të qeverisë sllovake, i cili pas një operacioni pesë orësh ndodhet në një gjendje të stabilizuar, por ende shumë të rëndë, detyroi policinë dhe shërbimet e Republikës Çeke fqinje të kontrollojnë sot aftësitë e rojave të sigurisë të krerëve të shtetit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit