Kosova

Plagosi dy persona, arrestohet dorasi nga Prishtina

Bëhet e ditur se policia e Kosovës ka arrestuar një person si i dyshuar për rastin e ndodhur në Bardhosh, ku u plagosën dy persona.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë bastisur dy lokacione, që kanë rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit, që dyshohet se është përdorur në rast, gjithashtu arma do të përdoret në cilësinë e provave materiale.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri, i cilësuar si “Vrasje në tentativë”, të ndodhur dje rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar në zbardhjen e këtij rasti.