E-Diaspora

Plagoset rëndë me thikë 35-vjeçari

Sipas hetimeve fillestare, të dy personat janë zënë me të plagosurin pas një mosmarrëveshjeje para një furre të bukës, me ç`rast 35-vjeçari është plagosur rëndë nga thika, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

 

Nëpunësit e Komisariatit policor gjerman 38, mëngjesin e së mërkurës kanë arrestuar një shqiptar 50-vjeçar dhe shoqëruesin e tij 21-vjeçar. Shqiptari 50-vjeçar është i dyshuari kryesor se ka plagosur rëndë një 35-vjeçar me thikë në Hamburg-Farmsen. Shoqëruesi i tij dyshohet se ka kryer një lëndim të rëndë trupor. Komisioni për krime të rënda (LKA 41) e ka marrë përsipër hetimin.

Sipas hetimeve fillestare, të dy personat janë zënë me të plagosurin pas një mosmarrëveshje, para një furre të bukës, me ç`rast 35-vjeçari është plagosur rëndë me një thikë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Pas kësaj, autorët e dyshuar u arratisën në këmbë në drejtim të rrugës “August-Krogmann-Strasse”, por janë arrestuar shumë shpejt në afërsi të lokacionit Aspersort.
Viktima 35-vjeçare është shtruar në spital me plagë të rrezikshme për jetën. Por, sipas mjekëve që u përkujdesën, rreziku për jetën ka kaluar.

Pas përfundimit të procedurës policore, 50-vjeçari i dyshuar do të përballet me gjykatësin hetues. Hetimet e LKA 41 janë në rrjedhë e sipër.