E-Diaspora

Plagoset një shqiptar në Hamburg para gruas së tij

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në një park në qytetin e Hamburg në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se 36-vjeçari ndodhej i shoqëruar nga një grua në një park. Aty u takua me një person tjetër. Të dy biseduan në gjuhën shqipe, tha për gazetarët policia gjermane.

Më pas, personi i paidentifikuar urdhëroi gruan që të shtrihej përtokë dhe të mos shikonte, ndërsa qëlloi me armë 36-vjeçarin, shkruajnë mediat shqiptare.

Ky i fundit mori një plumb në shpatull, duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, përcjell albinfo.ch.

Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe është në kërkim. Nuk ka asnjë informacion për identitetin e autorit dhe të plagosurit.

Hetuesit kanë marrë deklaratën e gruas që ndodhej së bashku me të plagosurin.

Me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia e 36-vjeçarit që u qëllua me armë, i cili pritet të merret në pyetje nga autoritetet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje. Ndërkohë policia është duke kërkuar edhe për dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë skenën e krimit.