Lajme
Plagoset Azem Vllasi, jashtë rrezikut për jetë
Vllasi po i bëhen ekzaminime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë
Azem Vllasi, avokat dhe ish udhëheqës i Krahinës Autonome të Kosovës, është plagosur sot me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Prishtinë. Plagosjen e tij me armë zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ndërsa sipas njoftimeve zyrtare, ai po i bëhen ekzaminime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njofton se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, , është pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah.
“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) njofton se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, , është pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah. I plagosuri menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. I njëjti është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT) dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësorë”, thuhet në njoftimin spitalor.
Azem Vllasi më 1974 ishte zgjedhur kryetar i organizatës së rinisë së Jugosllavisë. Pastaj ka vazhduar me pozitat me të larta në ish-Jugosllavi dhe Kosovë. Në vitet e 80-ta ishte kryetar i ish – Krahinës Autonome të Kosovës 1985-1988. Vllasi ishte i burgosur politik, ndërsa pas luftës së fundit në Kosovë ka qeneë analist politik dhe avokat.
Ndërkohë bëhet e ditur, se Vllasi nuk është sulmuar për shkak të kaluarës së tij, por për çështje avokatie.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












