Kosova

Plaçkitet NLB banka në Prishtinë, rrahet një punëtor

Policia e Kosovës njofton mëngjesin e sotëm se është plaçkitur filiali i NLB Bankës në Veternik nga disa persona të armatosur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se grabitje është kryer nën kërcënimin e armëve, ku tre persona të maskuar kanë grabitur një sasi të parave, kanë sulmuar fizikisht një nga zyrtarët e bankës dhe pasi kanë shtënë një herë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët, të cilët kanë informacione lidhur me rastin, t’i informojnë policinë, në mënyrë që ky rast të zbardhet sa më shpejt.