Integrimi
Plaçkiten dhe lihen në mes të rrugës dy refugjatë kosovarë
Më parë ata i kishte sjellë ilegalisht një person tjetër duke i transportuar përmes Hungarisë në Austri me një kombi (furgon)
Dy të rinj, refugjatë të ardhur ilegalisht nga Kosova nën kërcënimin me revole janë plaçkitur dhe nxjerrë nga makina nga një person i panjohur. Kjo ka ndodhur sipas tyre paraditen e të martës në një pompe benzine në Nickelsdorf (Austri). Më parë ata i kishte sjellë ilegalisht një person tjetër duke i transportuar përmes Hungarisë në Austri me një kombi (furgon) nëpër autostradën A4.
Në pompën e përmendur të benzinës ata ishin udhëzuar të kalonin në një veturë tjetër. Ngasësi i veturës pak pas nisjes ndalon makinën dhe ua drejton revolen duke i kërcënuar që të dorëzojnë paratë që i kishin, shkruan regionews.at.
Ai ua ka grabitur kështu1450 euro dhe dy telefona mobil. Pastaj ai i detyron që të dalin nga makina. Policia dhe inspeksioni policor janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?