Kosova
Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim
Trupi gjykues konstatoi se Pjetër Shala është fajtor për ndalim arbitrar të të paktën 18 personave në periudhën 17 maj – 5 qershor të vitit 1999
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, u dënua me 18 vjet heqje lirie në Hagë.
Ai u shpall fajtor për veprat penale, ndalim arbitrar si krim lufte si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, torturë si krim lufte si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët dhe vrasje të paligjshme si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Ndërkohë, u shpall i pafajshëm për trajtim mizor, pasi u llogarit se kjo vepër penale përfshihet në veprën penale të torturës, transmeton albinfo.ch.
Trupi gjykues konstatoi se Pjetër Shala është fajtor për ndalim arbitrar të të paktën 18 personave në periudhën 17 maj – 5 qershor të vitit 1999 në Fabrikën e Metalit në Kukës, trajtim torture në FMK dhe një rast vrasje si krim lufte kundër një personi në ose rreth datës 5 qershor në fabrikën e metalit në Kukës.
Viktimat e këtyre krimeve kanë qenë njerëz që dyshohej se kanë bashkëpunuar me Serbinë, ose nuk e kanë përkrahur UÇK-në dhe nuk kanë marrë pjesë në luftime.
Shala u ndalua marsin e vitit 2021 në Belgjikë dhe u transferua në Hagë prillin e atij viti nën akuzat e ndalimit arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?