Ekonomi
Pjesëmarrja në fuqinë punëtore në Kosovë bie nën nivelin e 2016-s
Pjesëmarrja në fuqinë punëtore gjatë vitit 2020 ka rënë nën nivelet e vitit 2016. Më 2020, në fuqinë punëtore merrnin pjesë vetëm 38.3% të personave aktivë në moshë pune në vendin tonë.
Norma e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore gjatë të njëjtit vit kishte pësuar një rënie për 2.2%, krahasuar me vitin 2019, kur përqindja ishte dukshëm më e lartë prej 40.5%.
Ndërkohë, në vitin 2016, kjo pjesëmarrje në fuqinë punëtore në Kosovë ishte 38.7%, që paraqet një shifër për dy pikë më të lartë sesa ky i vitit të kaluar (2020).
Sipas raportit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) “Industria Përpunuese për vitin 2020”, ku në njërin prej kapitujve shpalosen edhe disa të dhëna rreth fuqisë punëtore, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore në vitin 2020 ishte 20.8%, ndërsa në vitin 2019 ishte 21.1%, duke u shënuar kështu një rënie e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave për 0.30%.
Ndërsa, pjesëmarrja e meshkujve në fuqinë punëtore gjatë vitit 2020 ishte 56%, krahasuar me vitin 2019 që ishte 59.7 %, një rënie kjo për 3.7%.
Vitin e kaluar shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë ishte 25.9%, derisa e njëjta më 2019-n ishte 25.7 %, kurse më 2018 ishte 29.6%. Por, shkalla më e lartë e papunësisë ishte shënuar në vitin 2017 që ishte 30.5%, ndërsa në vitin 2016 ishte 27.5%.
Pra, norma e përgjithshme e papunësisë, gjatë vitit 2020, pësoi rënie prej vetëm 0.20%, krahasuar me vitin 2019.
“Gjatë viteve 2016- 2020, papunësia më e lartë u shënua në vitin 2017, me 30.5%, ndërsa më e ulëta ishte në vitin 2019, me 25.7%”, thuhet në raport.
Norma e papunësisë te gratë në vitin 2020 ishte 32.3%, përderisa në vitin 2019 ishte 34.4%, ku vërehet rënie për 2.1%, ndërsa te meshkujt në normën e papunësisë është shënuar rritje për 0.9%, apo nga 22.6% në 23.5%, në vitin 2020.
Në anën tjetër, sipas anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të vitit 2021 (janar, shkurt, mars), thuhet se shkalla e papunësisë është 25.8 për qind, ose 124 mijë e 657 qytetarë të moshës nga 15-64 vjeç. Prej tyre, 83 mijë e 141 janë meshkuj, dhe 41 mijë e 516 janë femra.
Ndërkaq, pjesëmarrja në fuqinë punëtore në fillim të këtij viti ka qenë 39.5%, më e lartë se sa në vitin 2020.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim