Lajme
Tri klube shqiptare ndihmojnë të prekurit nga tërmeti
Në një njoftim që kanë lëshuar nismëtarët e tri klubeve shqiptare të Zvicrës lindore në lidhje me aksionin e ndihmave për të goditurit nga tërmeti në Shqipëri, bëjnë të ditur se fondi prej 100 mijë frangash ka shkuar me 72 mijë franga në xhirollogari të Marin Memës „Fondacioni Shqipëria tjetër“ dhe rreth 30 mijë të ndara nga dy biznismenët e FC Besës iu kanë ndarë fondit të Elvis Naçit
Përfaqësuesit e klubit FC Besa SG, KF Dardania dhe Plisat kanë qëndruar në fund të muajit dhjetor dy ditë në Shqipëri për të parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti në Durrës dhe vendbanimet e tjera përreth duke u takuar kështu me drejtuesin e fondacionit „Shqipëria Tjetër“, Marin Memën dhe Elvis Naçi, drejtues i fondacionit „Firdeus-Shqiptarët për Shqiptarët“.

Në fondacionin “Shqipëria Tjetër” të Marin Mema, klubet shqiptare kanë paguar javën e kaluar 72 mijë franga. Kurse 27 mijë franga kanë derdhur në fondacionin “Firdues-Shqiptarët për Shqiptarët, te Elvis Naçi dhe 3 mijë të tjera shkuar për strehim të dy familjeve.
Këtij aksioni iu kanë bashkangjitur një numër i lartë i bashkatdhetarëve dhe shoqatave nga regjioni. Me shumën më të lartë të mbledhur nga musafire të restorantit, këtij aksioni iu ka bashkangjitur „Budhha Lounge Restaurant“ me 11 mijë franga dhe me 5300 franga dhe 2770 euro iu ka bashkangjitur Ardian Thaçi me një grup shokësh e simpatizantësh të veturave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













