Kosova
Pjesa e metalit nga Kullat Binjake, memorial në Pejë
Një pjesë metali nga Kullat Binjake në New York, që u rrënuan në sulmin terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, u vendos sot në qytetin e Pejës.

Një pjesë metali nga Kullat Binjake në New York, që u rrënuan në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001, u vendos sot në qytetin e Pejës.
Ajo pjesë metali që mban histori të trishtë nga 11 shtatori i vitit 2001 u bë pjesë e një monumenti në Pejë në përkujtim të viktimave të atij sulmi, raporton Albinfo.ch.
Monumenti që u zbulua të dielën në një ceremoni të posaçme, është ngritur nga Rotary Club Peja dhe u cilësua si një simbol i miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Nisma u mbështet nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe nga baza ushhtarake “Bondsteel”.
Atasheu ushtarak i Ambasadës amerikan, Darrick Mosley, tha se ky memorial tregon jo vetëm mënyrën se si sulmet e 11 shtatorit vazhdojnë të kumbojnë në gjithë globin, por edhe lidhjen e ngushtë midis SHBA-së dhe Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024