Kuzhina shqiptare
Pite me kungull
Pitja është një nga gatimet tradicionale më të njohura të kuzhinës shqiptare, e shërbyer në pothuajse çdo rast. Receta me kungull që po ju paraqesim me poshtë mund të shërbehet si e ëmbël (duke i shtuar 3 lugë sheqer), ashtu dhe e kripur (duke shtuar pak djathë të bardhë sipas dëshirës).
• 15 petë të gatshme (nëse doni, mund t’i përgatisni vetë),
• 1 kg tul kungulli,
• 300 ml qumësht (rreth 2 filxhanë; 1 filxhan për harxhin e byrekut dhe 1 filxhan për të spërkatur petët),
• 300 gr gjalpë,
• 3 vezë,
• 1 lugë miell,
• kripë.
Përgatitja:
Grijmë tulin e kungullit në rende me pjesën më të trashë të saj.
Në një tenxhere, shkrijmë rreth 200 gr gjalpë dhe shtojmë kungullin, duke e gatuar në zjarr të ulët për rreth 30 minuta, në këtë mënyrë kungulli do të zbutet dhe do t’i avullojë lëngu i tepërt.
Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, 100 gr gjalpë të shkrirë paraprakisht në mikrovalë dhe kungullin duke i përzierë shumë mirë. Ky është harxhi me të cilën do të mbushet pitja.
Lyejmë me pak gjalpë tepsinë ku do të vendosim piten, shtrojmë 5 peta duke i spërkatur çdo njërën prej tyre me pak qumësht, shtojmë gjysmën e harxhit me kungull, 5 peta të tjera (të spërkatura me qumësht), harxhin e mbetur dhe e përfundojmë piten me 5 petat e fundit. I kthejmë anët byrekut, hedhim mbi të qumështin e mbetur dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 200°C për rreth 30 minuta.
Ju bëftë mirë!
Të ngjashme
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Dërgesat e parave nga diaspora, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch Me gjithë ndërrimin e gjeneratave të diasporës dhe të interesave të tyre, një gjë duket se...
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Arrestohet edhe nëna e autorit që vrau 22 vjeçaren shqiptare në Itali
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
McDonald’s synon të zgjerohet dhe të arrijë 200 restorante në Zvicër McDonald’s planifikon të përshpejtojë programin e tij të zgjerimit në Zvicër. Një buxhet prej 250 milionë...
-
Kriza në Gjenevë: Spitali La Tour nis shkurtimet e stafit për shkak të mosmarrëveshjeve me siguruesit
-
Zbulimi i parë i variantit të ri të Mpox në Zvicër
-
Zvicër:A janë stacionet më të vogla në rrezik?
-
Zvicër: Ish-kryetari i komunës vodhi 13 milionë franga