Bota
Piloti u kërkon udhëtarëve para për karburant
Në aeroportin Kartaxha (Tunis Carthage) të Tunizisë ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme.
Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore irakiane “Iraqi Airways” u furnizua me karburant në aeroport, por nuk e bëri dot pagesën.
Dhe kur autoritetet e aeroportit nuk i dhanë avionit leje për t’u nisur, piloti ndoqi një rrugë pak si të çuditshme.
Piloi u kërkoi pasagjerëve që të mblidhnin 3 mijë dollarë, që duheshin për të plotësuar pagesën e plotë për furnizimin me karburant.
Por udhëtarët refuzuan të mblidhnin para. Pastaj ndërhyri Ambasada e Irakut në Tunis dhe bëri pagesën e nevojshme.
Pas kryerjes së pagesës, edhe pse me vonesë avioni u ngrit nga aeroporti i Tunisit.
Ambasada e Tunizisë në Bagdad njoftoi se shkaku i ngjarjes kishte qenë vonesa e pilotit në bërjen e pagesës, ndërsa sqaron se avioni nuk është konfiskuar nga autoritetet tuniziane, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën