Shkurt.ch

Piloti slloven, për tre muaj rreth e rrotull botës

Biologu slloven kishte nisur udhëtimin në fillim të janarit me aeroplanin që peshonte vetëm 290 kilogram

Në të gjitha kontinentet, 60 vende, 120 parqe nacionale, majat më të larta në botë, tre oqeanet dhe Antarktiku. Eshtë itenerari prej rreth 100 mijë kilometrash të pilotit slloven, Matevz Lenarçiq, i cili arriti të bëhet njeriu i parë, që me një aeroplan të lehtë pa pilot ndihmës dhe mbështetjen nga toka, të realizon me sukses udhëtimin nëpër botë.

Piloti aventurist 53 vjeçar pas udhëtimit tre mujor u prit në aeroportin e Lubjanës me duartrokitje nga qytetarët sllovenë.

Fluturim nuk kishte qenë edhe pa probleme, tha Lenarçiq

“Unë nuk kam arritur qëllimin tim, sepse nuk e kam arritur vetëm objektivin”, tha 53-vjeçari.

 Lenarçiq dëshironte që gjatë tre muajve të udhëtimin të shpenzonte sa më pak karburante.

“Bota në të vërtet nuk është aq e madhe dhe e qëndrueshme…ndërsa vlen për të parë diversitetin që ofron”, tha pas kthimit ambiantelisti slloven.

Biologu slloven kishte nisur udhëtimin në fillim të janarit me aeroplanin që peshonte vetëm 290 kilogram. Gjatë fluturimitrreth e rrotull botës, ai mori fotografi për përqendrimin e ndotësve në ajër.