Kuriozitete
Piloti e rikthen në funksion aeroplanin e vitit 1950
Stomatologu nga Samsuni i Turqisë, Aytekin Turgut, afër tri dekada fluturon me avionin e vitit 1950, të cilin e rregulloi në tarracën e shtëpisë së tij. Turgut në vitin 1989 mori patentën e pilotit dhe në të njëjtin vit nga Agjencia Turke e Aviacionit bleu një avion të modelit Piper PA të vitit 1950, përcjell albinfo.ch.
Ai e çmontoi fluturaken dhe me ndihmën e vinçit e vendosi në tarracën e shtëpisë trekatëshe. Pas tetë muajsh të punës me përkushtim, avioni përsëri kthehet në pamjen fillestare.
Pasi avioni u bë funksional, Turgut përsëri me ndihmën e vinçit e zbriti nga tarraca dhe e dërgoi në aeroportin e dikurshëm të Samsunit. Më vonë avioni u dërgua pranë pistës së Shkollës së Lartë të Aviacionit Civil të Universitetit të Samsunit, kurse Turgut që atëherë shfrytëzon çdo rast për të fluturuar.
Ai njëherësh është edhe anëtar i Klubit të Aviacionit Sportiv në Samsun, kurse njohuritë e arritura dëshiron t’ua përcjell të rinjve.
72-vjeçari sqaroi se dëshira e tij më e madhe është fluturimi dhe se për të bërë ëndrrën realitet bleu avionin. “Si fëmijë kam ëndërruar të bëhem pilot. Dua të fluturoj. U bëra stomatolog dhe më pas doja të shfrytëzoja kohën e lirë dhe të bëj realitet ëndrrën e fëmijërisë”, tha Turgut. Ai më tej tha se askush nuk e besonte se kishte riparuar avionin në tarracë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik