Kuriozitete
Piktura e artistit britanik shitet me çmim rekord
Një pikturë e famshme e artistit britanik David Hockney, është shitur me një çmim rekord në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tabloja e titulluar “Portreti i artistit (Dy figura në pishinë)” është shitur për 90,3 milionë dollarë në një ankand në New York, njoftoi Shtëpia e Ankandeve Christie’s.
Shuma e paguar për pikturën paraqet çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për veprat e ndonjë artisti të gjallë, përcjell albinfo.ch.
“Piktura reflekton perspektivat evropiane dhe amerikane të një artisti që erdhi të jetojë në Kaliforninë me diell në vitet 60 dhe e pa veten duke jetuar në të dy kontinentet”, tha Hockney.
Artisti 81-vjeçar jeton ende në Kaliforni. Rekordi i mëparshëm nga një artist i gjallë ishte vendosur nga statuja “Qeni prej balone” e artistit konceptual Jeff Koons, e cila ishte shitur për 58,4 milionë dollarë në vitin 2013.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik