Lajme
Piktori shqiptar në Austri nderon figurën e gruas shqiptare
Gruaja shqiptare në sytë e një piktori, në 10 portrete
Piktori shqiptar, Gazmend Freitag, me veprimtari artistike në Austri, nderon figurën e gruas shqiptare me krijimtarinë e tij duke i kushtuar 10 portrete, me anë të të cilave ai bën thirrje për drejtësi dhe barazi gjinore në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Historia e grave shqiptare që bën një epokë, mbart vlera të pamohueshme. Me veçantinë e tyre individuale ata arritën jo vetëm të ndryshonin gjithçka në jetën e tyre, por të dhuronin art, mirësi, paqe, humanizëm, duke kapërcyer çdo barrierë apo pengesë të pakapërcyeshme.
Duke u ndalur te motivimi dhe inkurajimi për të ecur përpara, këto gra krijuan një simbiozë pozitive ndaj bukurisë, fisnikërisë, tolerancës përballë vështirësive që u ofronte jeta. Nëna Terezë, gruaja me forcë të madhe që arriti të ishte bota më e bukur femërore, humanizmi më i fortë që gëzoi dhe mbushi zemrat e një globi të tërë. Duke u ndalur te këngëtaret që bënë një epokë me zërin dhe inteligjencën e tyre si e madhja Nexhmije Pagarusha, Dua Lipa, Rita Ora, duke u përqëndruar veçanërisht në humanizmin që karakterizon këto gra të mëdha.
Kështu që, piktori i njohur evropian, Gazmend Freitag, gjeti muzën e tij, duke portretizuar gratë shqiptare që dhanë dhe japin ende art, kulturë, humanizëm, paqe dhe mirësi. Përmes ngjyrave dhe fotografive ai jep me të vërtetë detajet që bëjnë diferencën, brishtësinë femërore që është hyjnia më e bukur në limfën e një detaji të kurorëzuar, duke na sjellë një afeksion të bukurisë femërore ku kohët bëjnë historinë dhe një furçë me ngjyrë ylberi në sy të një artisti. /Albinfo.ch





Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











