Kosova
Pika të përbashkëta kufitare, miratohet marrëveshja Kosovë-Shqipëri
Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi marrëveshjen Shqipëri-Kosovë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dhe më pas miratoi në tërësi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave te Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar
Të pranishëm në komision, për paraqitjen e këtij projektligji, ishin zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, si dhe specialistë të kësaj ministrie, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e saj, Voda e vuri theksin te rëndësia e këtij projektligji, ku ndër të tjera theksoi lehtësimin e procedurave dhe masave lidhur me kontrollin kufitar sipas parimit të menaxhimit të integruar të kufirit, duke shmangur flukset e qytetarëve kryesisht gjatë sezonit veror.
“Parimi që do të zbatohet është “një ndalesë – një kontroll”, pra do të kemi vetëm një kontroll në hyrje, duke shmangur kështu kontrollet e dyfishta. Kjo marrëveshje vjen në të njëjtën kohë edhe me një investim të madh nga BE-ja në pikën kufitare Morinë, ku numri i korsive është dyfishuar. Kemi 12 korsi, të cilat janë të ndara 6 për Shqipërinë dhe 6 për palën kosovare, si edhe një godinë e përbashkët, ku do të qëndrojnë autoritetet policore dhe doganore të Kosovës”, tha Voda
Lidhur me propozimet e sjella, më pas fjalën e mori Antoneta Dhima, e cila tha se qëllimi dhe objektivat e këtij projektligji lidhen me nevojën e thjeshtëzimit të procedurave lidhur me kontrollet kufitare dhe qarkullimin, ndërmjet dy vendeve.
“Marrëveshja, tha znj Dhima, është iniciuar duke marrë parasysh fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve dhe të mallrave ndërmjet dy vendeve tona, me synim arritjen e objektivave për përmirësimin e infrastrukturës së transportit rajonal dhe europian. Kjo marrëveshje parashikon që pikat aktuale jo të përbashkëta të kalimit kufitar të ndryshojnë statusin në pika të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërsa pikat e kalimit që mund të hapen në të ardhmen do të rregullohen sipas parashikimeve të kësaj marrëveshje.”
Mbledhja vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët e komisionit, të cilët më pas miratuan në tërësi projektligjin.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?