Kosova
Pijet alkoolike të pesë kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani
Mësohet se prodhimet e pesë kompanive nga Kosova: Biopak, Kosova Wine, Stone Castle Vineyards&Winery, Bodrumi Familjar Sefa dhe Bodrumi i Vjetër do të promovohen në panairin “ProWein” që do të mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë nga data 15 deri më 17 maj 2022, njofton albinfo.ch.
Thuhet se në shtandin e Kosovës, këto kompani do të promovojnë verëra dhe raki të llojeve të ndryshme.
Bëhet e ditur se hapësira ekspozuese për promovim të kompanive nga Kosova në këtë panair është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Pjesëmarrja e kompanive vendëse në këtë panair mund të shfrytëzohet si rast ideal për rrjetëzimin e bizneseve dhe identifikimin e tregjeve të reja në sektorin përkatës.
Kompanitë nga Kosova, përveç tjerash, do të kenë mundësi që të njihen për së afërmi me trendet me të reja të verarisë dhe pijeve alkoolike në Evropë dhe më gjerë.
Panairi “ProWein 2022” njihet si një ndër panairet që ofron gamën më të madhe në botë të verërave, pijeve alkoolike dhe pijeve artizanale.
Në këtë panair Kosova ka siguruar shtandin me numër 11D02, i cili gjendet në hapësirën ekspozuese prej 33 m2 në Hall 11.
Gjermania është një ndër partnerët kryesorë të Kosovës, si në fushën e IHD-ve, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare. Bazuar në të dhënat e Bankës Qëndrore të Kosovës, IHD-të nga Gjermania gjatë vitit 2021 ishin 123.8 milionë euro, ndërsa bazuar në të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave të Kosovës në Gjermani në muajin mars 2022 ka shënuar rritje prej rreth 46% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë