Receta shqiptare gatimi
PIDE ME MISH TË GRIRË
Pideja mund të mbushet edhe me djathë, spinaq ose përbërës të tjerë sipas dëshirës suaj.
• 100 ml qumësht i vakët,
• 100 ml ujë i vakët,
• 500 gr miell,
• 1 qese majë e thatë,
• 1 lugë e vogël kripë,
• 1 lugë e vogël sheqer,
• 2 luga vaj ulliri,
1 të bardhët e vezës.
Përbërësit me mish:
• Speca të kuqe djegës (sasi sipas dëshirës),
• 1 domate,
• ½ gotë salcë domatesh,
• 500 gr mish i grirë,
• 1 qepë te kuqe, 1 qepë te bardhë,
• ½ gotë salcë domatesh,
• ½ spec i kuq i prerë,
• kripë, piper i zi, speca djegëse.
Përgaditja:
Përzini majën(e bukes) me sheqer dhe pak ujë dhe lëreni që të vijë. Përzini miellin me kripë dhe shtoni majën, pastaj bejeni brumin së bashku me përbërësit e tjerë. Brumi duhet të jetë elastik dhe nuk duhet të ngjitet. Lëreni për një orë që të vijë.
Përzierje me mish: prisni qepën dhe skuqni me vaj, pastaj shtoni specin e prerë dhe fërgoni pak, pastaj shtoni mishin e grirë, domaten dhe erëzat. Përzierja duhet të jetë e dendur dhe nuk duhet të zihet shumë, sepse do të piqet më vonë.
Ndajeni brumin në 10 pjesë ose sipas dëshirës suaj, bejeni në formë ovale(elipse), mbushni me përzierjen e mishit dhe mbuloni nga majat.
Lërini në tavë, lyeni me të verdhen e vezës dhe piqni në temperaturë prej 180 gradësh, përafërsisht 20-25 minutash. Kur të jenë gati, lyeni me gjalpë të shkrirë.
Ju bëftë mirë
E-Diaspora
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e...
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
-
Florida Doçi, pjesë e inteligjencës artificiale në produktet e Microsoft
-
5 vajza shqiptare, konkurrente në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Jeta në Zvicër
-
Norma e hipotekave bie në nivelin më të ulët që nga viti 2022 Hipotekat dhjetëvjeçare me normë fikse ende kushtojnë mesatarisht 1.74 për qind. Kur arritën kulmin e tyre...
-
SNB hap konkursin për dizajnin e kartëmonedhave të reja
-
Ministri zviceran i ekonomisë, Parmelin, do të presë kryeministrin Kurti
-
14-vjeçari vozit skuterin 100 km/h në vend të 45 km/h të lejuar
-
Rriten shqetësimet për kapsulën e vetëvrasjes