Kosova
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit
Pianistja Lule Elezi mban koncert recital në vendin frymëzues të Frederic Chopin
Pianistja e talentuar shqiptare, Lule Elezi, ka ndarë një përvojë frymëzuese dhe të jashtëzakonshme përmes një postimi në Facebook, ku detajoi emocionet e saj nga një koncert recital i mbajtur në Qendrën Evropiane për Art dhe Kulturë në Sanniki, Poloni, përcjell albinfo.at.
Kjo qendër, e cila mban emrin e Frédéric Chopin, kompozitorit më romantik të botës së muzikës dhe të njohur si “Poeti i pianos”, ofroi një skenë magjike për talentin e Elezit.
Për këtë event të rëndësishëm ajo shprehet:
Ishte një privilegj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që përpara një audience të mrekullueshme e frymëzuese të mbaja koncert recital në Qendrën Evropiane për Art dhe Kulturë në Sanniki, Poloni, e cila mban emrin e kompozitorit më romantik të botës së muzikës, Frédéric Chopin, i njohur si “ Poeti i pianos”.
Ishte një përjetim magjik, një nder dhe mundësi e rrallë për çdo artist, të luaja vepra të Shopenit pikërisht në Pallatin Aristokrat Mbretëror, në të cilin në vitin 1828 Shopeni kaloi pushimet verore duke kompozuar veprat Rondo në C-dur dhe Trio në G- mol.
Mbrëmja u bë edhe më e veçantë kur pas koncertit tim recital, shoqërova në piano aktoren e mirënjohur polake, Paulina Holtz, një nga personalitetet artistike më të dashura dhe të admiruar në Poloni e më gjerë, teksa ajo recitoi poezi të periudhës së romantizmit nga poetë ballkanikë, të kushtuara dashurisë.
“Unë do të krijoj një botë të re për veten time”, tha Shopeni, e në fakt, me muzikën e tij ai krijoi një botë të re për gjithë botën e për të gjithë brezat e ardhshëm.
Kjo është magjia e muzikës, e sidomos e Shopenit, ndaj edhe koncerti im recital në mjediset ku frymoi dhe krijoi Shopeni do të mbetet i paharruar!
Pianistja Lule Elezi emocionoi të gjithë botën shqiptare kur para pak kohësh krijoi një moment të veçantë në aeroportin që mban emrin e Shopenit në Varshavë. E mbuluar me flamurin e Kosovës, ajo performoi në piano veprën “Nocturne No.20, Op. posth”, në një ambient të pazakontë, duke sjellë një atmosferë magjepsëse dhe një pamje të bukur muzikore në aeroportin që mban emrin e kompozitorit të madh e duke krenuar shqiptarët kudo që janë. /Albinfo.at
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?