Muzikë
Pianisti brilant, fitues i 40 çmimeve
Kosti Deti komentohet si një instrumentist shumë i talentuar në piano. 2021-shi ishte pa dyshim viti i sukseseve për të, duke “rrëmbyer” plot 10 çmime të rëndësishme në këtë fushë.
Kosti Deti është një artist entuziast dhe shumë modest. Ai është një artist i mirëfilltë, që po bën shumë “zhurmë” në skenat e Vjenës dhe më gjerë.
Korça, qyteti i kulturës dhe artit
Kosti Deti është vetëm 25 vjeç, i lindur dhe rritur në Korçë. Që në moshën 4-vjeçare i lindi dëshira për të luajtur me piano. Rrjedh nga një familje artistësh dhe ndihet me fat që është një djalë korçar.
“E quaj veten me fat, sepse përpos faktit që vij nga qyteti i kulturës dhe artit, unë jam lindur në një familje artistësh. Mamaja ime është Laxarela, këngëtare e serenatës dhe këngës qytetare korçare. Që kur nisa të luaj me pianon në moshën 4-vjeçare, nuk e kam ndaluar as sot e kësaj dite”, shprehet ai.
Çdoherë e më shumë Kosti po thellohej në njohjen e muzikës në piano, duke vazhduar studimet edhe në shtetet e tjera, për të qenë një histori suksesi.
Italia, pikënisja e parë e depërtimit në tregun evropian dhe jeta profesionale në Vjenë
Italia i shërbeu Kostit për formimin e tij intelektual, profesional dhe etik për piano, e kjo i hapi rrugë të depërtojë edhe në tregun austriak, në “shtëpinë e muzikës botërore”.
Italia që është një vend me një mentalitet të hapur ku mblidhen artistë nga i gjithë globi, e ndihmoi Kostin të ngrihet profesionalisht dhe të fitojë shumë konkurse. Ai ka studiuar në konservatorin “G.Tartini”,Trieste, në Itali, për 5 vjet, dhe më pas fitoi bursë për të ndjekur studimet në Vjenë.
Rrugëtimi i tij drejt suksesit nuk ishte i lehtë, ndërsa formimi i tij me perspektivë profesionale të një niveli tjetër, në Austri, sapo kishte filluar.
“Në fakt, në Vjenë kam vetëm një vit që studioj. Gjendem mjaft mirë dhe i përshtatur, sepse më duhet të them që kam pasur një eksperiencë goxha të plotë artistike më përpara dhe Vjena është një kurorëzim, le të themi, për t’u masterizuar drejt perfeksionit që sigurisht do të dojë kohën e vet të nevojshme”, tregon ai për albinfo.at.
Kosti, aktualisht studion në “Universitetin e Muzikës” në Vjenë, për piano, me theks të veçantë, performancën, nën drejtimin e Markus Prause.
Artist në shumë skena të rëndësishme të botës
Skenat ku ka performuar Kosti janë të shumta. Ai tregon për albinfo.at se numri i skenave më të njohura të shteteve ku ka interpretuar është relativisht i madh. “Janë shumë në fakt, mund të përmend Shqipërinë, Austrinë, Italinë, Francën, USA, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Slloveninë, Kroacinë, Maltën, Spanjën, Portugalinë, Poloninë, Lituaninë Estoninë etj”.
I pyetur se cila është skena (eventi) që i ka dhënë më shumë emocion, Kosti pa hezituar tregon se Korça i ngjall rrahje të tjera të zemrës dhe ndjesi të veçantë.
Fitues i 40 çmimeve
Edhe pse ende djalë i ri, Kosti gjatë karrierës së tij ka shënuar rezultate të larta si profesionist përgjatë viteve, duke qenë fitues i mbi 40 çmimeve të rëndësishme.
“Gjatë karrierës time mbaj mbi 40 çmime të fituara deri tani, ndërsa vetëm në vitin 2021 kam fituar 10 çmime. Disa nga çmimet më të rëndësishme që do t’i veçoja janë “Grand Prix ne Valetta International Piano Competition”, në Maltë, çmimi i parë në “Maria Caffa Rigeti”, Itali/Francë, çmimi i dytë në “Franz Liszt International Piano Competition”, Spanjë dhe çmimi i parë në Toronto “International Piano Competition”, Kanada për nder të pianistit Arthur Rubinstein, tregon ai.
Ndërkohë, planet për vitin 2022 do të jenë të ngjeshura, me shumë organizime. “Jam duke u përgatitur për një turne koncertesh në Londër, Maltë, Itali, Moskë”, dhe në “Musikverein” më 10 mars në Vjenë. Gjithashtu, planifikoj regjistrimin e dy CD-ve me një nga shtëpitë diskografike më të rëndësishme “KNS Classical”, thekson ai.
Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, Kosti ka një urim për gjithë audiencën e albinfo.at dhe të gjithë shqiptarët.
“Ju uroj një vit të mbarë, me sa më shumë shëndet, harmoni, dashuri dhe muzikë në familjet tuaja. Po jetojmë në një periudhë shumë të vështirë dhe i vetmi ngushëllim shpirtëror është arti dhe muzika”, nënvizon Kosti.
Box
Plane të shumta për vitin 2022
Planet për vitin 2022 do të jenë të ngjeshura, me shumë organizime. “Jam duke u përgatitur për një turne koncertesh në Londër, Maltë, Itali, Moskë”, dhe në “Musikverein” më 10 mars në Vjenë. Gjithashtu, planifikoj regjistrimin e dy CD-ve me një nga shtëpitë diskografike më të rëndësishme “KNS Classical”.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës