Lajme
Pfizer: Pilula kundër COVID-19 duket se është efektive ndaj variantit Omicron
Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që ka zhvilluar kundër COVID-19, duket se është efektive ndaj variantit të ri, Omicron.
Kompania tha se hulumtimet e plota të studimit të pilulës kanë dhënë rezultatet e para premtuese kundër koronavirusit. Kompania tha se sipas studimit, ku kanë marrë pjesë 2,250 persona, pilula ka zvogëluar edhe hospitalizimet dhe vdekjet për rreth 89 për qind në mesin e personave me rrezik të lartë të popullsisë së rritur, pasi ata kishin marrë pilulën pak kohë pasi kishin pasur simptomat e para të sëmundjes COVID-19.
Ndërkaq, testet e ndara laboratorike kanë treguar se pilula ruan fuqinë e saj ndaj variantit Omicron, tha kompania. Pfizer ka testuar ilaçin antiviral duke përdorur proteina kyçe që Omicroni përdor për t’u riprodhuar.
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe pritet që së shpejti të marrë vendim për autorizim ose jo të përdorimit të pilulës së prodhuar nga Pfizer, apo të asaj të prodhuar nga Merck. Nëse njëra nga këto dy pilula marrin miratimin, atëherë amerikanët e infektuar me koronavirus, do të mund ta blejnë atë në farmaci dhe të mjekohen në shtëpi.
Muajin e kaluar, kompania Merck tha se pilula që ka zhvilluar, zvogëlonte numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve deri në 30 për qind te personat në moshë madhore, që bëjnë pjesë në kategorinë me rrezik të lartë.
Të dy kompanitë fillimisht kishin bërë studime të pilulave të tyre të personat në moshë madhore, por që ishin të pavaksinuar, pasi kjo kategori konsiderohet se është në rrezik më të lartë nga COVID-19.
Ndërkaq, studimi i pilulës së Pfizerit te të rriturit që nuk janë në rrezik të lartë – përfshirë edhe personat e vaksinuar – tha se pilula dështoi të arrinte qëllimin kryesor të studimit: të krijonte lehtësim nga COVID-19 pas katër ditësh trajtimi me pilulën.
Po ashtu, te personat me rrezik më të ulët, pilula zvogëloi mundësinë e hospitalizimeve për 70 për qind.
Pfizer tha se më pak se 1 për qind e pacientëve që morën pilulën u hospitalizuan, krahasuar me 2.4 për qind e pacientëve që iu dha një substancë pa efekt terapeutik./REL
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati