Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Itali njofton mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali së fundmi ka njoftuar bashkatdhetarët lidhur me votimin e...
-
Prishtina, destinacioni numër një i fluturimeve nga Aeroporti i Bazelit
-
Bernë: Një ekspozitë me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës
-
Shkolla Shqipe ‘Bright Eagles’ nis provat për festimin e Pavarësisë së Kosovës
-
Sabrina Leka, instruktore e jogës në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Eksportet e orëve zvicerane ranë për 2.8% në 2024-ën Industria e orëve duhej të përballej me një dobësim të eksporteve të saj vitin e kaluar,...
-
Zvicër: Votimi mjedisor do të dështojë
-
Në Cyrih po bëhet thirrje që tarifat e transportit publik të varen nga të ardhurat
-
A do të zgjatet edhe më tej pushimi i prindërve pas lindjes së bebeve në Zvicër
-
Shitja e veturave elektrike bie në të gjitha kantonet zvicerane