Lajme
Pfizer dhe BioNTech fillojnë testimin klinik të vaksinës kundër Omicronit
Pfizer dhe BioNtech kanë filluar një testim klinik për vaksinën e tyre specifike kundër Omicronit.
Studimi do të vlerësojë vaksinën për sigurinë, efikasitetin dhe nivelin e përgjigjes imune, si një seri primare dhe një doze përforcuese, deri në 1,420 të rritur të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç.
Studimi është i ndarë në tri grupe:
Pjesëmarrësit në grupin e parë kanë marrë dy doza të vaksinës aktuale të Pfizer të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një ose dy doza të vaksinës specifike të Omicron;
Pjesëmarrësit në grupin e dytë janë ata që kanë marrë tri doza të vaksinës aktuale Pfizer të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një dozë të vaksinës aktuale Pfizer ose të asaj specifike të Omicron;
Pjesëmarrësit në grupin e tretë nuk kanë marrë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Ata do të marrin doza të vaksinës specifike të Omicronit. /CNN
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve