Lajme
Pfizer del edhe me një vaksinë tjetër
Kompania farmaceutike gjermane ‘BioNTech’ dhe partneri i saj amerikan Pfizer do të prodhojnë së bashku një vaksinë kundër herpesit.
Kjo do të jetë vaksina e parë e e bazuar në teknologjinë e mesazheve të acidit ribonukleik (mRNA), e cila tashmë është përdorur për vaksinën e koronavirusit, njoftuan sot kompanitë bashkërisht. Provat klinike pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të këtij viti, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Herpesi, i cili njihet edhe si ‘herpes zoster’, shkaktohet nga një virus që zakonisht shkakton linë e dhenve në fëmijëri. Megjithatë, pasi të jetë pastruar, virusi mbetet në qelizat nervore për gjithë jetën dhe mund të shkaktojë herpesin në një fazë të mëvonshme.
Simptomat tipike përfshijnë dhimbje djegëse, e ndjekur nga përhapja e flluskave në lëkurë. Në raste të rralla, dhimbja nervore mund të vazhdojë për periudha të gjata pasi skuqja të jetë pastruar.
Sipas organit kombëtar gjerman të kontrollit të sëmundjeve, Instituti ‘Robert Koch’ (RKI), rreth 300,000 persona në Gjermani preken nga herpesi çdo vit, rreth 5 për qind e tyre preken rëndë. Ekziston një vaksinim standard me një vaksinë të inaktivizuar në dy doza.
Dy kompanitë thanë se, për prodhimin e vaksinës së re do të përdoret një teknologji antigjeni të zhvilluar nga Pfizer ndërsa procesi i acidit ribonukleik mesazher (mRNA) nga BioNTech.
Ata kanë planifikuar të ndajnë kostot e prodhimit si dhe fitimet bruto nga shitjet e produkteve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit