Lajme

Vaksina Pfizer/BioNTech mund të parandalojë infeksionin asimptomatik

Analiza e fundit e të dhënave izraelite tregon se vaksina ishte 97% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike, sëmundjes së rëndë dhe vdekjes

Përfaqësues të Pfizer dhe BioNTech kanë thënë të mërkurën se të dhënat nga Izraeli sugjerojnë se vaksina e tyre COVID-19 është 94% efektive në parandalimin e infeksioneve asimptomatike, që do të thotë se vaksina mund të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.

Kompanitë gjithashtu thanë se analiza e fundit e të dhënave izraelite tregon se vaksina ishte 97% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike, sëmundjes së rëndë dhe vdekjes.

Kjo në parim është në përputhje me efikasitetin 95% të Pfizer dhe BioNTech të raportuar nga prova klinike e vaksinës në fazën e vonë në dhjetor.

Analiza tregon gjithashtu prova të efektivitetit të vaksinës kundër një varianti shumë infektiv të COVID-19 zbuluar për herë të parë në Britani, i njohur si B.1.1.7, përcjell tutje albinfo.ch.