Lajme
Pfizer akuzohet se plasoi gënjeshtra kundër AstraZeneca-s
Gjiganti farmaceutik Pfizer akuzohet se u ka dhënë shuma të majme të parave ekspertëve që të diskreditojnë vaksinën kundër koronavirusit nga kompania konkurrente AstraZeneca, e ky zbulim është bërë dhe transmetuar nga televizioni britanik Channel 4.
Pfizer pretendohet se ka financuar prezantimin, ku folësit kanë “konstatuar” që vaksina e AstraZeneca mund të shkaktojë kancerin dhe se nuk është e sigurt për pacientë me imunitetin e dobët.
E deri te kjo deklaratë erdhi gjatë një seminari në Kanada që u mbajt gjatë vitit të kaluar, por nuk dihet sesa prezantime të tilla ka pasur apo nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar, transmeton Telegrafi.
Por Pfizer ka mohuar akuzat, duke theksuar se ky prezantim në mënyrë të rrejshme po u faturohet atyre dhe se atë e ka organizuar pala e tretë.
Një fakt tjetër interesant nga hulumtimi nxjerr në pah se shpenzimet e prodhimit të dozave të vaksinës së Pfizer kanë kushtuar vetëm 76 peni për një injeksion.
E duke marrë parasysh që Pfizer kërkon 22 funte për dozë, kjo tregon marzhën e fitimit prej 3.000 për qind në raport me çmimin e prodhimit.
Pfizer këmbëngul se këto përqindje janë të pasakta dhe se nuk është marrë parasysh hulumtimi klinik, prodhimi në nivel masiv dhe distribuimi global.
Profesori Sir Andrew Pollard, drejtor i Oxford Group që ka zhvilluar vaksinën AstraZeneca, ka mohuar pretendimet dhe ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së dezinformatave për vaksinat.
“Ekziston rrezik i madh nga dezinformim, pasi kjo i detyron njerëzit të spekulojnë për vaksinat dhe kështu rrezikojnë jetën e tyre. Kjo mund të ndikojë në vendimet e njerëzve sa i përket shëndetit të tyre dhe të krijojë pasiguri”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë