Bota
Pezullohet fluturimi më i shkurtë në botë, Zvicër-Gjermani
Nuk do të ekzistojë më fluturimi më i shkurtë në botë për shkak të interesimit të ulët të udhtarëve.
Kompania ajrore austriake “Peope Viennaline” kishte filluar fluturimin më të shkurtër në botë. Që nga 2 nëntori i vitit të kaluar ajo ka nisur linjën nga Altenrhein për të bërë një zbritje në Friedrichshafen.
Gjatë kësaj linje, aeroplani do të ngjitet vetëm 1000 metra mbi tokë ndërsa koha sa qëndron në ajër është afërsisht 8 minuta.
Ky udhëtim ka sjellë kënaqësi edhe për vet pilotet.
Pavarësisht distancës së shkurtër që e kanë këto dy qytete, nëse udhëtohet me veturë ajo është 77 kilometra larg dhe mund të arrihet për një orë udhëtim. Bileta e fluturimit për në Friedrichshafen bëhet si pjesë e fluturimit për në Këln, transmeton albinfo.ch. Për këtë destinacion bileta kushton 50 franga zvicerane dhe fluturimi bëhet dy herë në javë.
Sipas zyrtarëve në Aeroportin e Friedrichshafen, “Viennaline” në do ta pezulloj vijën ajrore më 14 prill, për shkak të kërkesës së ulët.
Ambientalistët kritikuan mini fluturimin si burim pakuptimtë të ndotjes.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’